Në luginën italiane Val Formazza në afërsi të kufirit me Zvicrën, të njohur si pikë e turizmit dimëror janë gjetur trupat e pajetë të dy skitarëve zviceranë. Ata konsideroheshin prej disa ditësh të zhdukur ndërsa janë gjetur sot nga punëtorët ndihmës në anën italiane të luginës.
Nxjerrja e kufomave të mbuluar nga orteku ka qenë akoma duke u zhvilluar, në kohën kur agjencia italiane e lajmeve Ansa e ka kumtuar lajmin. Bëhet fjalë për dy meshkuj, njëri 41 dhe tjetri 43 vjeçar ndërsa rrëshqitja e ortekut që i ka zënë ata supozohet se ka ndodhur disa ditë më parë.
Ata konsideroheshin të zhdukur nga e marta, kur e kishin lënë kasollen malore ku ishin strehuar.