Në kuadër të “Ditëve të Diasporës 2019”, më 26 korrik, do të mbahet aktiviteti “Takimet tradicionale me investitorë nga Diaspora që kanë investuar në Kosovë”, përcjell albinfo.ch.
Siç njofton Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, qëllimi i këtyre takimeve është njohja e bizneseve mes vete dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet tyre.
“Po ashtu, në takimet me investitorë nga diaspora do të jepen ide, propozime dhe rekomandime në favor të zhvillimit të bizneseve dhe të vendit; do të ketë debate dhe diskutime rreth sfidave të ndryshme në fushën e investimeve, eksportit dhe biznesit; do të prezantohet platforma DIKOS etj”, thuhet në njoftim.
Bashkatdhetarët e interesuar për më shumë detaje, mund të drejtohen në këtë vegëz.