Në St Gallen të Zvicrës, klubi futbollistik “Dardania” më 11 dhe 12 janar ka organizuar turneun më të madh të futbollit të vogël «Eny Cup – KF Dardania SG».
Në garë kanë marrë pjesë 64 ekipe, kryesisht shqiptare, të cilat vijnë nga e tërë Evropa.
Turneu ka qenë ndër më të mirët e më të mëdhenjtë në Zvicër.
Gjithashtu kanë marrë pjesë aktorët e serialit “O sa mirë”, si dhe shumë të tjerë, shkruan albinfo.ch.
Organizimi ka qenë i mirë dhe me shumë shikues e mbi 60 ekipe pjesëmarrëse nga Zvicra, Franca, Gjermania, Anglia/Londra.
Vend i parë ka shkuar për ekipin Mr. Football, i ardhur nga Berna (240 km) larg, i dyti për ekipin italian Cattaro, kurse i treti për Ziba Taxi. /Albinfo.ch.









