Më 4 shtator (nesër) do të fillonte “Alba Festival”, në Hardturm të Cyrihut, një nga aktivitetet më të mëdha në fushën muzikore shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Ani pse gjithçka ishte gati dhe e organizuar në përpikëmëri, vetëm dy ditë para festivalit, Këshilli Qeveritar i Kantonit të Cyrihut ka anuluar festivalin.
Referuar arsyeve për analim, thuhej se ishte rreziku nga mbingarkesa e spitaleve që mund të rezultojë nga një tubim i tillë masiv dhe referimi ndaj “komunitetit ballkanik”, i cili ka treguar shkallë të ulët vaksinimi dhe shkallë të lartë infektimi me koronavirus.
Për këtë kanë reaguar organizatorët në një konferencë për media…
Në këtë festival, i cili për herë të parë është mbajtur në vitin 2019, ishte planifikuar prezantimi i shumë yjeve të muzikës së popullarizuar nga Kosova dhe Shqipëria, si: Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Elita 5 etj.