Kompania e telefonisë mobile Orange Schweiz ka vendosur të ndryshojë emrin dhe ajo në të ardhjen do të quhet “Salt”. Siç është bërë e ditur nga kjo kompani të enjten, procedurat për ndryshimin e emrit kanë filluar menjëherë. Por, klientët nuk do të preken nga ky ndryshim.
Ata do të mund të zhvillojnë telefonata ose të hulumtojnë në internet me numrat e tyre të njëjtë të telefonit. Ndërsa pika e parë shitëse e kompanisë së “re” do të hapet paditen e të hënës që vjen, thuhet nga Orange/Saltt në komunikatën e lëshuar dje.
Ndryshim i emrit do të jetë një proces i vështirë dhe i kushtueshëm për kompaninë. Vetëm për ridizajnimin e pikave shitëse janë angazhuar 16 kamionë dhe 65 automjete tjera. Ndërsa të gjitha shpenzimet e ridizajnimit dhe vendosjes së brendit të ri pritet të kushtojë 40 milionë franga