Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret një rikthim 3.5 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB) të Zvicrës më 2021, transmeton albinfo.ch.
Ajo tha se ekonomia e Zvicrës thithi shokun e pandemisë më mirë se vendet e tjera evropiane, pasi PBB-ja e saj ra në vetëm 2.9 për qind më 2020.
“Zvicra ka lundruar mirë në pandeminë Covid-19”, tha ndihmësi i drejtorit të FMN-së, Mark Horton.
Ai shtoi se “përgjigjja e hershme, e fortë dhe e qëndrueshme e shëndetit publik dhe e politikës ekonomike të Zvicrës ka ndihmuar të përmbajë tkurrjen e aktivitetit në krahasim me vendet e tjera evropiane”.