Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, gjatë një takimi me studentë ka thënë se beteja që opozita ka nisur nuk është vetëm një betejë kombëtare, por edhe evropiane.
Ai tha se nuk kanë përball tyre, partinë Socialiste por një kupolë kriminale që ka kapur edhe këtë forcë politike, transmeton albinfo.ch.
“Në Evropë shkohet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershëm. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve”, ka thënë ai.
Basha u shpreh se me këtë qeveri, negociatat e Shqipërisë me BE-në nuk do të hapen.