Opozita në Shqipëri nuk do të marrë pjesë në fillimin e sesionit të ri të Kuvendit, ka bërë të ditur kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas një mbledhjeje me aleatët.
Deputetët e opozitës do të zhvillojnë mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër lidhur me ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet.
Mbledhja në Shkodër do të mbahet në të njëjtin kohë me seancën e Kuvendit.
Partia Demokratike ka ngritur me shqetësim situatën kriminale në vend, sidomos pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, i cili u qëllua mesditën e së shtunës nga persona të panjohur.
Kohët e fundit Shkodra është tronditur nga disa vrasje.