Deputeti opozitar maqedonas i VMRO-DPMNE-së, Antoni Milloshoski, në fjalimin e tij në Kuvend ka folur me tone të ashpra ndaj Qeverisë së re teknike, e cila pritet të votohet në krye me Talat Xhaferin.
“Maqedonia sot është qiraxhi në shtetin e vet…Për ata që thonë se sot është ditë historike, mund të pajtohemi se Maqedonia ka qeverinë më të korruptuar në vitet e fundit”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.