Mickoski para medieve ka folur për rrëzimin e Qeverisë së Zaevit.
Ai tha se do të presin deri nesër (e hënë), në orën 14:30, që Zaev ta dorëzojë dorëheqjen në Kuvend, ndërsa ka shtuar se në të kundërtën, ata në orën 14:30 do të dorëzojnë nënshkrimet për votim të mosbesimit të Qeverisë LSDM-BDI.
“Do të jem si zakonisht, preciz. Deri në orën 14:30 presim dhe më pas do ta nisim procedurën për votimin e besimit të qeverisë, nëse më parë nuk e mban premtimin Zoran Zaev”.
Hristijan Mickoski ka thënë se fillimisht duhet të rrëzohet kjo qeveri dhe më pas do të vijnë procedurat e tjera.
Numri i VMRO-DPMNE ka mohuar raportimet se deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi, është ankuar për keqpërdorim të nënshkrimit të tij dhe se do ta tërheqë atë.
“Nënshkrimi i Skender Rexhepit qëndron në iniciativën për ndryshimin e kësaj qeverie dhe besoj në ndershmërinë dhe sinqeritetin e tij për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar”.