Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, po qëndron një ekip i mjekëve nga Australia i udhëhequr nga Doktor Nexhmi Hyseni, ku janë bërë 49 vizita të fëmijëve me anomali kongjenitale shumë të komplikuara.
Pas vizitave mjekësore, janë përzgjedhur për intervenim kirurgjik 7 fëmijë, ndërsa deri tani janë kryer 13 operacione komplekse, përderisa deri të premten pritet të kryhen edhe 14 operacione tjera.
“Ekipi i mjekëve po punon gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona të natës, në mënyrë që të gjithë fëmijët që kanë nevojë për operacion të kenë mundësi të marrin këtë shërbim.
“Duke ju falënderuar profesorit Pady Dewanit dhe ekipit vendor, Organizatës Kind Cuts for Kids dhe Komunitetit Shqiptar në Melburn të Australisë, është shpëtuar buxheti i dedikuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore në vlerë 530 000, Euro”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. Ky bashkëpunim ka nisur nga viti 2010.