Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi të premten se Omani bëhet vendi i 75-të që e ka njohur Kosovën, shtet të pavarur dhe sovran.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.
Njohja nga shteti i Omanit është e 75 me radhë, ndërsa njoftimin për njohje e ka përcjellë tek ambasada e Republikës së Kosovës në Londër.
Omani është monarki, ndërsa kryeqytet i tij është Muscat. Ky shtet ka një popullsi prej 3.37 milionë dhe është një shtet shumë i rëndësishëm në Lindjen e Mesme dhe ndodhet në kufi me Arabinë Saudite, Jemenin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Iranin.