Olympiakosi raportohet se e ka informuar trajnerin Besnik Hasi se më nuk do të ushtrojë këtë pozitë te klubi grek.
Ky lajm vjen menjëherë pas humbjes së Olympiakosit ndaj AEK-ut 3 me 2.
Skuadra e Hasit po udhëhiqte 2 me 0, ndërsa pësoi tre gola për 30 minutat e fundit të derbit për të humbur ndeshjen.
Hasi ishte pjesë e Olympiakosit që nga vera, shkruan albinfo.ch.
Akoma mungon zyrtarizimi, por Hasi nuk pritet të jetë pjesë e ekipit në përballjen e të mërkurës ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.