Sot Olimpiacos ka zyrtarizuar edhe listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj topçinjve. Ajo që bie në sy është ftesa për në ekipin e parë të Emiliano Bullarit.
Sulmuesi i Shpresave kuqezi është pjesë e ekipit të rinjve të Olimpiacos, por me paraqitjet e tij ka bindur dhe tashmë ka fituar hapësira në ekipin A.
Në fakt, 18-vjeçari pritej të ishte prezent që në ndeshjen e parë, megjithatë mundësia është shfaqur sërish dhe Bullari shpreson të ketë minuta në dispozicion, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.