Ekspertët e industrisë janë shprehur optimist për kërkesën në rritje të birrës në kategorinë e çmimeve më të larta, si dhe ato pa alkool.
Vetëm në gusht, birraritë gjermane pësuan një rënie të dyfishtë në shitje.
“Shoqata e shitësve me shumicë të pijeve gjermane (GFGH) u ka bërë jehonë komenteve të përfaqësuesit kryesor të birrës gjermane Veltins. “Duke parë shtatorin, prodhimi po fillon të përmirësohet sërish”, deklaroi drejtori i GFGH, Dirk Reinsberg, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e këtij përmirësimi u dedikohet festivaleve: “Oktoberfest nuk është thjesht një magnet për publikun në landet e Bavarisë dhe Baden-Wuerttemberg”.