Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë vendin në Këshillin e Sigurimit, në seancën që pritet të mbahet nga ora 16:00, sipas kohës lokale në Prishtinë.
Ajo do të përballet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Siç ka njoftuar Presidenca, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.
Vuçiqi ka thënë se Serbia do t’i vazhdojë përpjekjet e saj, pavarësisht “poshtërimit” që i është bërë deri më tani.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Serbinë, për popullin tonë, për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë që të shkojmë me kokën lart, pa marrë parasysh se ata u përpoqën të na poshtërojnë me dhunë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale./Koha.net