Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut e ka përshkruar luftën në Ukrainë si një “histori tmerri të shkeljeve të të drejtave kundër civilëve”, në të cilën respektimi i së drejtës ndërkombëtare është hedhur poshtë.
Komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, bëri një apel urgjent që të respektohen të drejtat e njeriut si dhe të hetohen shkeljet ligjore.
Misioni monitorues i OKB-së në Ukrainë ka dokumentuar vrasjen e paligjshme të 50 njerëzve në Bucha, të cilat përbëjnë krime lufte.