Në një deklaratë të shkurtër, Oerlikon Group tha se kishte hyrë në një marrëveshje me ekipin lokal të menaxhimit për të shitur të gjitha operacionet e saj në Rusi. “Biznesi do të vazhdojë të operojë në mënyrë të pavarur nën pronarët e rinj”, tha kompania, informon albinfo.ch.
Më 4 mars firma zvicerane ndërpreu të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të biznesit ndërkufitar me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës. Ai e quajti shitjen “hapin përfundimtar” në ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve të biznesit brenda Rusisë.
Kompania punëson 48 njerëz në Rusi në gjashtë vende. Kostoja e transaksionit nuk është bërë e ditur. Vitin e kaluar, shitjet e Oerlikon në vend arritën në më pak se 5 milionë CHF (5.2 milionë dollarë). /Albinfo.ch