Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi gjatë ditës së sotme është pritur në takim nga ambasadori britanik, Ruari O’Connell.
Me anë të një njoftimi në “Facebook”, Ambasada e Britanisë së Madhe ka njoftuar në lidhje me takimin.
“Kënaqësi për të mirëpritur Era Istrefi në Ambasadën Britanike sot, pas suksesit të saj të mahnitshëm në Moskë. Era u takua me ambasadorin britanik Ruairí O’Connell dhe ata diskutuan për kreativitetin e Londrës në kategori botërore”, njofton Ambasada.
Era Istrefi po ashtu pas performancës në Kampionatin Botëror në Rusi, disa javë më parë është dekoruar edhe me medalje nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.