Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), varianti i ri i Covid-19 po përhapet shumë shpejt edhe në vende që kanë arritur një imunitet të lartë të popullsisë, por nuk është ende e qartë nëse kjo vjen për shkak të aftësisë së tij për të shmangur imunitetin apo transmetueshmërisë më të lartë që ka në krahasim me variantet e tjera.
“Ka nevojë për më shumë të dhëna për të kuptuar rëndësinë e situatës dhe nëse vaksinat aktuale janë efikase”, thotë OBSH në përditësimin e saj të fundit për Omicron, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
OBSH ka paralajmëruar se me rritjen kaq të shpejtë të rasteve të reja, spitalet në disa shtete mund të mbingarkohen.