Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së, bëri thirrje për shpërndarje në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
“Kjo është sfida për të cilën duhet të ngrihemi në Vitin e Ri”, tha Tedros në një mesazh me video të lëshuar një ditë para përvjetorit të parë të Kinës, duke raportuar rastet e para të koronavirusit.
“Vaksinat ofrojnë shpresë të madhe për të kthyer rrjedhën e pandemisë. Por për të mbrojtur botën, ne duhet të sigurohemi që të gjithë njerëzit në rrezik kudo – jo vetëm në vendet që mund të përballojnë vaksinat – të imunizohen”, tha ai.
Ai gjithashtu nxiti vendet të luftonin teoritë e konspiracionit dhe sulmet ndaj shkencës, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.