Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) përsëriti këshillën e saj të enjten që njerëzit të ekspozuar ndaj koronavirusit të ri duhet të testohen edhe nëse nuk tregojnë simptoma të menjëhershme të infeksionit.
Komentet vijnë pasi Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë këtë javë se personat e ekspozuar ndaj COVID-19 por jo simptomatikë mund të mos kenë nevojë të testohen, duke befasuar mjekët dhe politikanët dhe duke nxitur akuza që udhëzimi ishte i motivuar politikisht.
Maria Van Kerkhove, një epidemiologe e OBSH-së, tha që agjencia e KB-së rekomandoi që rastet e dyshuara dhe kontaktet e tyre të testohen, nëse është e mundur, por vëmendja duhet të jetë tek njerëzit që shfaqin shenja të infeksionit, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch