“Duke pasur parasysh evolucionin e të dhënave, OBSH-ja i këshillon qeveritë të inkurajojnë publikun e gjerë që të përdorë maska, kur transmetimi është i përhapur dhe distancimi fizik është i pamundur”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për shtyp, përcjell albinfo.ch.
“Së dyti, ne rekomandojmë që personat e moshës 60 vjeç e sipër ose ata që vuajnë nga probleme mjekësore paraekzistuese, të mbajnë një maskë, në situatat kur distancimi fizik nuk është i mundur”, shtoi ai.