“Të gjitha provat e mundshme sugjerojnë se virusi ka një origjinë shtazore dhe nuk është një virus i manipuluar ose i konstruktuar në një laborator ose diku tjetër”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Fadela Chaib.
“Ka origjinë shtazore, por sigurisht që ka qenë një kafshë e ndërmjetme përpara se virusi të transferohej te njerëzit”, shtoi ajo.
Zyrtarët aktualë dhe të mëparshëm të inteligjencës amerikane i thanë NBC News javën e kaluar se komuniteti i inteligjencës së vendit po shqyrtonte nëse koronavirusi doli aksidentalisht nga një laborator kinez që studion sëmundje te lakuriqët. Laboratori në fjalë e ka mohuar akuzën, duke e quajtur atë një “teori konspirative”.