Evropa mbeti “kontribuuesja” më e madhe globale për rastet e reja të Covid-19 dhe vdekjet gjatë javës së kaluar, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pavarësisht shenjave që masa më të rrepta kundër përhapjes së virusit kanë filluar të kenë një ndikim.
Rajoni i Evropës përbënte 44% të rasteve të reja globale me COVID-19 dhe 49% të vdekjeve të reja globale në javën e kaluar, sipas raportit të fundit javor të OBSH, i lëshuar të martën.
Ndërsa numri i rasteve të reja në rajon është në rënie në bazë javore, numri i vdekjeve është akoma në rritje, me 32,684 vdekje të reja raportuar në shtatë ditët e mëparshme.
Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, të mërkurën u bëri thirrje udhëheqësve të BE-së të mos i lehtësojnë shumë shpejt kufizimet e tyre të koronavirusit, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch