Në kantonin e Fribourg të Zvicrës do të jenë gjithashtu të detyrueshme maskat nëpër shitore. Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Kantonit pas rritjes së numrit të rasteve me virus.
Dy variante ishin gati për diskutim. Aplikimi në fund të shtatorit ose praktikisht menjëherë – në ditët në vijim.
Qeveria e Kantonit e Freiburgut, pra ka zgjedhur opsionin më të shpejtë.
Vendimi dhe data e saktë e aplikimit ka të ngjarë të shpallet të mërkurën, përcjell Albinfo.ch.