Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar i ka ndaluar hyrjen brenda territorit të saj, ish-presidentit amerikan, Barack Obama.
Ai është në mesin e 500 shtetasve amerikanë, të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi.
Ky vendim, sipas autoriteteve ruse, është marrë si përgjigje ndaj valës së fundit të sanksioneve të Uashingtonit ndaj Moskës, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Sipas ministrisë, Rusia e ka refuzuar kërkesën e SHBA-së për të fituar qasje te gazetari i ndaluar i të përditshmes amerikane, Ëall Street Journal, Evan Gershkovich.
Ai është arrestuar në muajin mars, nën dyshimet për spiunim, përcjellë albinfo.ch.
Gazetari amerikan i The Ëall Street Journal, Evan Gershkovich, i burgosur në Rusi nën akuza për spiunazh.