Ish-presidenti amerikan Barack Obama i është bashkuar Princit britanik Harry si surprizë në “Invictus Games” (Lojërat për personelin ushtarak të plagosur) në Toronto.
Obama dhe Harry vizituan ekipin e SHBA-së në basketboll pak para ndeshjes me Francën.
Dyshja ishte bashkë me ish-zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden dhe gruan e tij, të cilët shikuan ndeshjen që SHBA e fitoi 28-6.
“Invictus Games” është themeluar nga Princi Harry më 2014.
Në edicionin e sivjetmë ai ishte me Zonjën e Parë amerikane Melania Trump, ndërsa më pas bëri edhe paraqitjen e parë publike me të dashurën Meghan Markle.