Adem Demaçi ishte një figurë e shquar e nacionalizmit shqiptar në fund të viteve 60-ta. Personaliteti i tij i pakompromis viktimizues i ka sjellë atë vlerësim të lartë, shkruan media më e madhe zvicerane, “NZZ”.
Shumë e krahasojnë atë me Mandelën. Në fakt, Demaçi u burgos 28 vjet, megjithatë për krahasim nga Mandela, ai luajti rol më të vogël politik.
Pasi tregon historikun e gjatë të burgosjeve të tij në Jugosllavi, kritikën ndaj presidentit Ibrahim Rugova, Demaçi pas pavarësisë luajti rol dytësor.
“Përgjatë jetës ai nuk ishte as politikan pragmatik, as ideolog konsistent i argumentuar. Sipas situatës, ai përfshiu të gjitha konceptet: nga pacifizmi deri te lufta e armatosur. Janë personalitetet e tij të viktimizimit dhe këmbënguljes, që te shumë shqiptarë atë e kthyhen në një autoritet moral”, shkruan në fund prestigjiozja zvicerane.