Një fushatë mashtruese me moton “paguani 30 euro dhe do të merrni 500 euro”, është lansuar nga kompanitë e autobusëve në Kosovë. Sipas njoftimeve, kompanitë i nxisin kosovarët që të hipin në autobus, të paguajnë 30 euro biletën e kur të kthehen shteti austriak, sipas tyre, ua kompenson kthimin me nga 500 euro.
Kjo fushatë e reklamave për udhëtim në Austri ka shtyrë ministren e Punëve të Brendshme të këtij shteti, Johanna Mikl-Leitner, që ta zhvillojë një turneu diplomatik në Ballkanit, veçanërisht në Kosovë.
Me autoritetet në Prishtinë, ajo do të diskutoj për çështjen e azilkërkuesve, njofton gazeta vjeneze, “Kronen Zeitung”.
Kompanitë e autobusëve i ftojnë qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë për në Austri dhe të aplikojnë për azil.
E nëse një aplikanti që i është mohuar azili, vullnetarisht largohet nga Austria, ka të drejtë të merr një ndihmë financiare prej 500 eurosh, transmetojnë mediet lokale në Kosovë. Ndërsa thuhet se gjatë kthimin refugjatët nuk i marrin 500 eurosh, por rreth 50 euro.
Ndryshe, vitin e kaluar, 1901 persona nga Kosova kanë aplikuar për azil në Austri, ndërsa këtë vit tashmë ky numër ka arritur në 535.