Policia Kantonale në Stans të Kantonit Nidwalden ka nxjerrë nga trafiku një kombibus të vogël transportues me një ngarkesë jashtëzakonisht të madhe, shkruan sda.ch.
Në brendinë e automjetit që shkonte drejt veriut, kishte më shumë se 1600 kilogramë artikuj ushqimorë dhe mjete teknike shtëpiake mbi peshën e lejuar.
Makina kishte regjistrimin e një shteti të huaj por në njoftim nuk saktësohet se të cilit shtet, transmeton albinfo.ch.
Me peshimin e kombibusit u konstatua se ai peshonte 3500 kilogramë, duke e tejkaluar peshën e lejuar për plot 1621 kilogramë ose për 46.31 për qind.
Ndaj ngasësit të automjetit është ngritur një padi penale dhe ai do të dënohet përmes një procedure administrative. Atij i është lejuar të vazhdojë ngasjen me makinë vetëm pasi që ka shkarkuar peshën e tepërt nga ai.
(Foto: Kapo, NW)