Tre punëtorë janë mbuluar nga dheu pas shembjes së një grope gërmimi të enjten në mëngjes në Feusisberg SZ. Fillimisht ishte bërë e ditur se dy persona kishin humbur jetën dhe një i tretë konsiderohej zhdukur, shkruan albinfo.ch.
Por, në mbrëmjen e të enjtes, janë gjetur të vdekur të tre punëtorët, njofton Policia Kantonale e Schwyz-it në një njoftim për media të premten në mëngjes.
Rreth 90 persona ishin angazhuar për nxjerrjen e viktimave. Për sqarimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e tyre, viktimat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Cyrihut. Ka nisur një hetim penal.
Para se të mund të realizohej shpëtimi, vendi i aksidentit është dashur të kontrollohej dhe të sigurohej. “Për arsye sigurie, shpëtimi i viktimave do të marrë kohë”, kishte shkruar Kapo Schwyz të enjten pasdite.
Në kantierin e ndërtimit ishte duke u ngritur një pikë karburanti.
(Foto: Kapo Schwyz)