Altina Salihu është 16-vjeçarja nga Skënderaj, nxënëse e klasës së dhjetë dhe ka treguar një sukses të jashtëzakonshëm në garat e lëndës së gjeografisë, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ajo ka arritur të mposhtë 145 shtete, duke bërë krenar jo vetëm shkollën e saj, por gjithë shtetin e Kosovës.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se pasionin për gjeografinë e ka që nga klasa VI, kur edhe zbuloi se kishte njohuri të mëdha për të.
Sakaq, iu përgjigj pyetjeve të Siborës dhe Kel Demit, duke treguar edhe një herë njohuritë e saj të shkëlqyera gjeografike.
Video:
https://www.youtube.com/watch?v=WCjymWpLSJ0