Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që të vazhdohet ndërprerja e mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar deri të hënën.
Ky vendim është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar nga temperaturat e ftohta nëpër komuna dhe në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe duke pasur parasysh të dhënat që dalin nga Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen gjatë këtij gjysmë-vjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, thuhet në njoftimin e ministrisë.