Disa nxënës të shkollave të mesme të Kosovës kanë përjetuar një eksperiencë të re.
Vajza e djem kanë veshur uniformat e ushtarëve të FSK-së, në kuadër të “Kampit rinor 2019” që po mbahet me FSK-në, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të këtij aktiviteti, ata zgjohen herët, në ora 06:30 dhe vazhdojnë ditën me ushtrime e disiplina si ushtarët e zakonshëm të FSK-së.
“Jemi forca e sigurisë, ne ia mbrojmë vlerat lirisë”, ishin thirrjet e të rinjve gjatë ushtrimeve.
Video e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes:
https://www.facebook.com/OfficialMFSRKS/videos/vb.126616440753017/1308392169317357/?type=2&theater