Është bërë e ditur se nxënësit e shkollave të komunës Ferizaj në Kosovë kanë mbështetur bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
Ministrja Shahini në një publikim në rrjetin social është shprehu mjaft e emocionuar nga ndihma e nxënësve të shkollave të komunës Ferizaj, të cilët kanë grumbulluar 7760 euro për bashkëmoshatarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
“Jam e prekur nga bujaria e nxënësve dhe i falënderoj pafund!”, shprehet ministrja Shahini, ndërsa falënderon gjithashtu stafin organizativ të Drejtorisë Komunale të Arsimit Ferizaj, si dhe të gjithë mësuesit e përfshirë, bashkë me nxënësit në këtë nisëm kuptimplotë.
Nisma është iniciuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit Ferizaj dhe ka gjetur menjëherë mbështetjen e mijëra nxënësve, të cilët janë aktivizuar për të mbështetur bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria.


