Nxënësi i klasës së dytë, Molos Gashi nga Kosova ka fituar vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikes në Dubai, njofton albinfo.ch.
Pas fitores ai është shfaqur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, duke e ngritur kupën e fituar në arenën ndërkombëtare.
Për talentin e Molosit ishte realizuar një storie e mëhershme nga mediat në Kosovë, ku ai paraqitej duke zgjidhur probleme të vështira matematikore.
Në këtë garë kanë marrë pjesë 44 shtete.
