Skip to content

Nürnberg, Kosova prezantohet me produkte të ndryshme bio

Në panairin ndërkombëtar “Biofach 2022” në Nürnberg, Kosova është përfaqësuar me produkte të ndryshme bio, shkruan albinfo.ch. Pesë kompani nga Kosova: Agroprodukt, OrganicHerb, A-D-E Group, Fungo dhe Hit – Flores, po promovojnë produktet e tyre në panairin e ushqimeve organike “BIOFACH 2022”, që po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë. Konsulli i Përgjithshëm, Afrim Nura, me […]

Në panairin ndërkombëtar “Biofach 2022” në Nürnberg, Kosova është përfaqësuar me produkte të ndryshme bio, shkruan albinfo.ch.

Pesë kompani nga Kosova: Agroprodukt, OrganicHerb, A-D-E Group, Fungo dhe Hit – Flores, po promovojnë produktet e tyre në panairin e ushqimeve organike “BIOFACH 2022”, që po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë.

Konsulli i Përgjithshëm, Afrim Nura, me kënaqësi vizitoi këtë panair dhe u njoh për së afërmi me produktet e ndryshme të ekspozuara si bimë mjekësore organike, fruta mali të ngrira dhe të thata, kërpudha, dredhëza dhe produkte të tjera nga sektori i agrobujqësisë.

Ndërsa në bisedën me përfaqësuesit e KIESA-s, si organizatore e këtij përfaqësimi dhe përfaqësuesit e të pesë kompanive prodhuese, Agroprodukt SHPK, OrganicHerb Sh.P.K, A-D-E Group Sh.P.K, Fungo SHPK dhe Hit-Flores SHPK u shkëmbyen përvojat dhe mundësitë e eksportit të këtyre produkteve në tregun gjerman dhe evropian.

Bashkëpunimi i mirëfilltë institucion – ndërmarrës është një mundësi e mirë për sukses në arritjen e plasimit të produkteve “Made in Kosova” në tregun ndërkombëtar si dhe për promovimin e Kosovës si vend me potencial të madh dhe klimë të favorshme për investime.

Gjithashtu në vazhdën e kësaj vizite me kënaqësi vizituam edhe stendën e Shqipërisë dhe u njohëm për së afërmi me produktet ekspozuese në këtë panair.