Një njoftim i publikuar ditë më parë kishte shkaktuar habi në opinionin zviceran. Sipas tij, vetëm gjatë vitit 2012 numri i të infektuarve me HIV ishte shtuar për 15 për qind. Dhe kjo, në një kohë kur, për disa vite me radhë ishte shënuar trend i zvogëlimit të këtij numri. Por një studim i publikuar të shtunën ka sjellë qartësi në këtë mes.
Rritja e regjistruar e numrit të të infektuarve në statistikat e vitit të kaluar nuk lidhet me shtimin e infeksioneve të reja. Ai ka të bëjë vetëm me numrin e personave te të cilët është diagnostifikuar Hiv-i, të cilët e kanë bartur atë për një kohë të gjatë në trup por deri më tash nuk i janë nënshtruar testimit. Dhe, më e mira në këtë lajm është se numri i të infektuarve të rinj vazhdon të jetë në rënie, si te homoseksualët ashtu dhe te heteroseksualët, konstaton studimi.
Pietro Vernazz, kryetar i Komisionit Federal për Shëndet Seksual (EKSG) thotë se ky trend është rezultat i strategjisë së intensifikuar të preventivës që është udhëhequr vitet e fundit. Ne synonim të parandalojmë infektimet e reja dhe të zbulonim në mënyrë më efikase infektimet e vjetra. Dhe në fakt kanë ndodhur që të dyja”.