Në fund të marsit, në Zvicër ishin rreth 400,000 mbajtës të lejeve G të punësuar – që është 4.3 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023, përcjell albinfo.ch.
Kjo del nga të dhënat e reja të publikuara të hënën nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).
Pak më shumë se gjysma e kësaj fuqie punëtore (57.4 për qind) vjen nga Franca. Mbi 23 për qind jetojnë në Itali dhe 16.2 për qind në Gjermani.
Gjatë pesë vjetëve të fundit numri i udhëtarëve ndërkufitarë është rritur me 21.8 për qind, raportoi FSO.