Gjatë vitit që po kalon më shumë se 45 milionë banorë të botës janë gjetur në pozicion të refugjatit, gjegjësisht të strehuar në vendet e huaja apo edhe në pjesë të ndryshme të vendit të tyre. Kjo është shifra në e madhe e regjistruar e refugjatëve që nga vitet 90 të shekullit të kaluar, njofton UNHCR në një raport të publikuar të premten. Flukset e refugjatëve që kanë ndodhur gjatë vitit që po përfundon, në kuadrin e konflikteve të armatosura në Siri, Afganistan dhe Somali e Sudan kanë qenë më të mëdhatë në vitet e fundit.
Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, rreth 5.9 milionë njerëz kanë qenë të detyruar të braktisin vendin e tyre, ndërsa në fund të vitit kjo shifër ka arritur në 7.6 milionë, shkruan nzz.ch.
Në dritën e këtij numri kaq të madh të refugjatëve shtrohet pyetja përse kaq shumë njerëz vihen në pozitë për të ikur nga vendi i tyre, ka thënë komisari i lartë i OKB-së për Refugjatë, Antonio Guterres. Megjithëse organizatat humanitare kanë ofruar ndihma në shpëtimin e jetëve, ato nuk kanë mundur të parandalojnë dhe as t`i përfundojë, është shprehur ai.