Numër i madh i qytetarëve nga Kosova kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në Shqipëri.
Brenda 24 orëve, vetëm përmes pikës kufitarë në Morinë kanë hyrë 9 mijë e 100 udhëtarë dhe 3 mijë e 500 automjete, transmeton albinfo.ch.
Ditëve kur fluksi i qytetarëve që kalojnë kufirin, siç janë fundjavat, bëhet e ditur se vihen në punë të gjitha sportelet për lehtësim radhë gjatë verifikimeve të automjeteve, shkruan RTSH.