Parlamenti i Zvicrës ka debatuar sot rreth propozimit për shkurtimin e shtesave të fëmijëve të pensionistëve të invaliditetit.
Ky propozim është pjesë e revizionit të gjashtë që Këshilli Federal është duke e bërë në këtë fushë
Me këtë rast Dhoma Nacionale ka marrë vendimin që për fillim të mos bëhet shkurtimi i shtesave për personat e hendikepuar që kanë fëmijë.
Me këtë vendim njëherë për njëherë hiqet nga rendi i ditës pika që kontestohej më shumë në kuadrin e revizionit të çështjes së pensioneve të invaliditetit.
Por, Dhoma Nacionale nuk ka vendosur akoma nëse do të shkurtohen pensionet e një pjese të pensionistëve invalidorë të sotëm.
Problemi që ka nxitur këto shkurtime ka lindur për faktin se fondi i pensionistëve të invaliditetit ka borxhe prej afër 15 miliardë frangash.