Diskutimi për Projektligjin për Diasporën i cili zgjati mbi dy orë nuk u votua.
Ky projektligj as nuk u hodh në votim pasi që nuk kishte kuorum dhe në kuvend ishin vetëm 37 deputetë.
Ky ligj ka për qëllim krijimin dhe rregullimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës, përcaktimin e statusit të pjesëtarëve të diasporës, mbrojtjen ose përkujdesjen për të drejtat sociale, politike, kulturore, ekonomike dhe të interesave të tjera të diasporës.