Çdo i shtati azilkërkues i riatdhesuar kthehet sërish në Zvicër, për të bërë sërish kërkesë të azilit. Por, përderisa deri më tash ata kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë, tash e tutje kjo do të ju pamundësohet.
Autoritetet federale të Zvicrës kanë vendosur që të ndryshojnë këtë praktikë, bën të ditur sf1 në emisionin 10vor10.
Cilido azilkërkues i refuzuar, i cili hyn sërish brenda kufijve të Zvicrës për të kërkuar azil, do të marrë vetëm ndihmën emergjente dhe nuk do t`i lejohet fare nisja e sërishme e procedurës. Përmes këtij ashpërsimi të praktikës, autoritetet shpresojnë se azilkërkuesit e refuzuar nuk do të provojnë që të hyjnë edhe një herë në Zvicër.
Ky vendim i nivelit federal është përshëndetur edhe nga kantonet.