Një deklaratë e ministrit turk për marrëdhënie me BE-në, Egemen Bagis e dhënë në Cyrih, në muajin janar, me ç`rast ai mohonte gjenocidin turk mbi armenët, ka mundur t`i kushtonte atij me ndjekje penale.
Mirëpo, autoritetet e Cyrihut kanë vendosur të mos iniciojnë ndjekje penale për ministrin turk, njoftojnë mediet zvicerane.
Organet ndjekëse kishin bërë hetimet e duhura nëse veprimi i ministrit turk plotësonte figurën e veprës penale të shkeljes së ligjit kundër racizmit.Por, ato kanë ardhur në përfundimin se atë e mbron nga ndekja, imuniteti i deputetit.