Sulmuesi i Kombëtares së Kosovë që aktivizohet te skuadra Willem II, është suspenduar nga klubi holandez.
E gjitha kjo ndodhi kur Willemi kishte udhëtuar drejt Emmenit për ta zhvilluar ndeshjen e javës së 17-të.
Një natë para ndeshjes, kur skuadra ishte e vendosur në hotel dhe duhej të pushonin, këtë rregull nuk e respektoi Avdijaj me tre shokë të tjerë, pasi së bashku ishin larguar pa leje nga hoteli për të dalë në qytetin e Emmenit.
Sipas gazetës gjermane Kicker, trajneri i Willem II, Adrie Koster, e kishte hetuar largimin e lojtarëve dhe i ka suspenduar ata.
22-vjeçari këtë edicion ka luajtur në 19 ndeshje me fanellën e Willem II, ku ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 6 asistime.