Rezulta e propozuar nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për dialogun me Serbinë nuk kaloi sot në seancën e cila ishte vazhdim nga ditët e kaluara.
Rezoluta nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për shkak të mungesës së deputetëve.
Për këtë çështje, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka dhënë sqarime në lidhje me mungesën e katër deputetëve të partisë së tij, shkruan Albinfo.ch.
Hoti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se mungesa e deputetëve të LDK-së, ishte me arsye.
“Katër deputetë të LDK sot nuk kanë pasur mundësi të jenë në seancë për të votuar. Të katërtit më kanë njoftuar paraprakisht për pamundësinë e prezencës së tyre në seancë. Kjo është e vërteta”, ka shkruar Hoti.
Ai ka shtuar se stafi i Grupit Parlamentar të LDK-së është kurdoherë i gatshëm dhe në dispozicion të medieve për informim të drejtë e të plotë.