Mëngjesin e sotëm nuk ka pasur pritje të gjata në dalje të pikave kufitare në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Referuar të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, në pikë kalimet kufitare me Serbinë, aty ku gjithmonë ka fluks më të madh, pritja për të dalë nga Merdari për në shtetin serb shkon nga 20-25 minuta.
Ndërsa shumë më pak do të presin qytetarët po të përdorin pikat e tjera, si Dheu i Bardhë, ku për 5-10 minuta pritje mund të kalojnë kufirin.
Ndërsa kohëzgjatja e pritjes shkon duke rënë në të gjitha pikat e tjera kufitare.