Një sondazh i kryer nga gazeta Blick midis spitaleve zbuloi se pothuajse të gjithë pacientët e pranuar në institucionet e kujdesit shëndetësor zviceran kanë kontraktuar variantin Delta, i cili megjithëse më pak i përhapur se Omicron, ende po përhapet në Zvicër midis të pavaksinuarve, njofton albinfo.ch.
Në Spitalet Universitare të Gjenevës (HUG) vetëm dy nga 19 pacientë me Covid kanë Omicron. Dhe kryemjeku i Spitalit Universitar të Cyrihut tha se “në repartin e kujdesit intensiv nuk ka pothuajse asnjë gjurmë të Omicron”. Në dy spitalet e tjera të Cyrihut, Tremli dhe Stadspital Waid, asnjë nga shtatë rastet e Covid nuk ka Omicron.
Sa i përket Inselspital të Bernës, “një pjesë e konsiderueshme e pacientëve të kujdesit intensiv janë prekur nga varianti Delta”, tha zëdhënësi për Blick.
Kjo siguron prova për të mbështetur pretendimin e zyrtarëve shëndetësorë se Covid nuk është aq virulent sa Delta. /Albinfo.ch